Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e mërgimtarit 35-vjeç në një aksident të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në Çagllavicë të Prishtinës.
Kryetari Ahmeti thekson se mërgimtari Arbnor Ademi është me prejardhje nga fshati Grackë.
Reagimi i tij i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të 35 vjeçarit nga Lipjani, Arbnor Ademi, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Në emër të të gjitha institucioneve komunale, u shpreh ngushëllime familjes Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi.
E nderuara familje Ademi,
Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Jo vetëm familja, por e gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën.
Ngushëllime!
