Ngacmimet seksuale sidomos te të miturat kanë filluar të ngriten vitet e fundit. Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur edhe në komunën e Vushtrrisë.
Një mësues nga Vushtrria është suspenduar, nga puna, meqë i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.
Këtë e ka konfirmuar për kk, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ndërsa u shpreh se do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.
Policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për ngjarjen e ndodhur, media ka kontaktuar për të marrë informata shtesë, por ata ende nuk janë përgjigjur.