Ish-kryediplomati Hoxhaj: Qeveria t’i sqarojë pretendimet se janë hequr disa njohje

Aktuale

Ish-kryediplomati Hoxhaj: Qeveria t’i sqarojë pretendimet se janë hequr disa njohje

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:23
Enver Hoxhaj

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, vlerëson se Kosova është duke u udhëhequr nga dështimi në dështim.

Ai duke përmendur që për dy vjet nuk është arritur asnjë njohje e re ndërkombëtare, ka theksuar çështjen e tërheqjes së njohjeve.

“Sa kam qenë Minister i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete, ndërsa sot, qeveria duhet te sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se Kosovës i janë hequr disa njohje!

Ka të bejë me interesin vital të Kosovës që të tregohet nëse këto pretendime janë të vërteta dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme për këtë dështim!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat