Kryetari i Vushtrrisë flet për rastin e ngacmimit seksual në shkollë, thotë se mësimdhënësi është suspenduar

Aktuale

Kryetari i Vushtrrisë flet për rastin e ngacmimit seksual në shkollë, thotë se mësimdhënësi është suspenduar

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:21
Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është deklaruar për rastin e ngacmimit seksual të një nxënëse nga mësimdhënësi F.K, 63 vjeçar.

Përmes telefonit, Idrizi ka thënë se mësimdhënësi është suspenduar nga shkolla dhe se organet relevante janë duke u marrë me rastin.

Rasti ka ndodhur në shkollën “Anton Zako Çajupi” në komunën e Vushtrrisë.

“Po ka pas një ankesë në shkollën fillore ‘Anton Zako Çajupi’ për një ngacmim seksual nga një mësimdhënës. Unë dje e kam marr ankesën nga prindja e nxënëses dhe sot komisioni disiplinor ka marr vendim dhe e ka suspenduar mësimdhënësin”, ka thënë Idrizi për EO.

Idrizi ka thënë se është njoftuar nga Prokuroria se ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat