Pas Osmanit e Kurtit, Peach takohet edhe me Sveçlën

Aktuale

Pas Osmanit e Kurtit, Peach takohet edhe me Sveçlën

Nga: A.SH Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:24
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Sveçla ka njoftuar se kanë biseduar për sundimin e ligjit në Kosovë, po ashtu edhe për sigurinë e vendit tonë.

Postimi në Facebook:

Kisha nderin e veçantë që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Lord Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

E njoftova Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si dhe për arritjet tona në këtë fushë. Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Me Mbretërinë e Bashkuar gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer andaj e falënderova Lord Peach për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për avansimin e shtetit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat