Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj gjithë atyre shqiptarëve që po e përdorin termin ‘serbë lokal’.
Ai thotë se këtë termë e përdorë ministri i Millosheviqit, siç është presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Gashi përmes një psotimi në Facebook, thotë se, serbët e Vuçiqit po përdorën si serbë lokal.
Ai rikujton edhe kohën e Millosheviqit dhe serbët që bllokonin me barikada një pjesë të Kroacisë.
Më poshtë reagimi i avokatit:
Serbët e Vuçiqit kinse serbë lokal…
Edhe Millosheviqi kur me piunat e tij e bllokonte me barikada një pjesë të Kroacisë thoshte se këtë po e bëjnë serbët lokal….
Pastaj erdhi olluja në Kroaci dhe nuk kishte ma as serbë lokal në barikada e as në ato pjesë të Kroacisë.
Këta serbë lokal tentoi Milloshi m’i kolonizu në Kosovë, pastaj filloi lufta e UÇK-së dhe filluan bombardimet e Natos.
Na u çliruam nga Serbia me 12 qershor 1999
Pavaresine e shpallem me 17. Shkurt 2008
Pjesa tjetër është histori
Po do Shqiptarë që po i përdorin termet / serb lokal/ e njëjta si të ministrit të Milloshit / Vuçiq/ hiç ama bash hiç nuk po i kuptoj.