Agani thotë se Qeveria Kurti nuk ka vizion reformues për sistemin shëndetësor

Aktuale

Agani thotë se Qeveria Kurti nuk ka vizion reformues për sistemin shëndetësor

Më: 6 janar 2023 Në ora: 00:41
Ferid Agani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë se nga Qeveria Kurti ka pritur që në sektorin e Shëndetësisë të vazhdojë reformën e të zbatojë ligje që kanë qenë në fuqi.

Agani thotë se kësaj qeverie i ka munguar një lloj vizioni.

“Ajo që mua më ka penguar është që ka munguar një lloj vizioni me ardhjen e Qeverisë. Ajo çfarë kam pritur nga kjo Qeveri në sektorin e shëndetësisë ka qenë të vazhdojë reformën, të zbatojë ligje që kanë qenë në fuqi, ligje që i ka votuar vet kjo shumicën parlamentare”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se Qeveria Kurti i ka tejkaluar të gjitha kufijtë sa i përket sektorit të Shëndetësisë, sipas tij qytetarët nuk e meritojë një qasje të tillë.

“Ky dy vjeçar ka mund të ketë edhe alibi në punën e tyre sa i përket këtij sektori, por mendoj se janë tejkaluar të gjithë kufijtë dhe qytetarët e vendit nuk e meritojnë një qasje të tillë pa vizion të qartë reformues të sistemit shëndetësor, më nuk ka kohë”, përfundoi Agani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat