Flamuj serbo-rusë janë shfaqur në Babimoc të Obiliqit, fshat ky i banuar me shumicë serbe.
Në videon e siguruar nga KosovaPress, të njëjtit shihen se janë vendosur pranë objekteve të kultit.
Po ashtu, në këtë vendbanim mbrëmë është raportuar se janë shfaqur edhe simboli “z”, e përhapur gjerësisht si simbol i agresionit rus në Ukrainë.
Ndërsa eksperti i sigurisë Agim Musliu thotë se nga të dhënat që ka siguruar OCTOPUS, bazuar edhe në të dhënat e marra me OSINT, vendosjen e flamurit serbo-rus në kishën ortodokse në Babimost të Obiliqit, e ka urdhëruar Milan Kostic.
Ky i fundit është një nga eksponentët e Listës Srpska.