Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka kritikuar institucionet e Kosovës duke thënë se si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës..
Hoti i cili edhe kishte nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit nga e cila erdhi njohja nga Izraeli, thotë se në kohën kur bashkëpunonin me partnerët, njohjet vinin nga Shtëpia e Bardhë.
Postimi i plotë i tij:
Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!
Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!