Kurti hedh poshtë pretendimet e Vuçiqit: Deri më tani s’ka asnjë njoftim në MPJ për çnjohje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se deri më tani në ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nuk ka asnjë njoftim se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Sipas Kurtit, ky është vetëm një pretendim i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke parë se e ka humbur mbështetjen e partnerëve perëndimorë.
“Mua më duken se janë më shumë përpjekje e Beogradit ku në një situatë ata i kanë humbur mbështetjet e demokracive perëndimore, të përpiqen të tregohen të suksesshëm me luftën e tyre, agresivitetin në arenën ndërkombëtare diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës. Deri sot asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd, konkretisht presidenti i Serbisë, nuk është vërtetuar nga MPJ-ja jonë”.
Tutje, ai shton se ndonëse Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova po shënon sukses gjithandej.
“Jemi shembull i suksesit. Kosova jo vetëm që është shtet i pavarur, por edhe aq shumë e pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Kjo nuk duhet të harrohet dhe nervoza në Beograd vjen nga kjo lloj pavarësie e dyfishtë e Kosovës”.
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti çuditet me këtë gjë: Në gusht u morëm vesh për..!
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është e çuditshme që ende s’ka marrë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Kurti në një konferencë për media nga kryeministria ka thënë se ishin marrë vesh për takime çdo muaj, megjithatë ka katër muaj që s’ka pasur takim të nivelit të lartë;
Kreu i Qeverisë së Kosovë ka thënë se ka pritur që të ketë intensitet më të lartë nga gushti.
“Ftesë për dialog në Bruksel s’kemi ende. Kjo është pak e çuditshme për mua. Sepse në gusht u morëm vesh për takim çdo muaj. Tash që po bëhen katër muaj nga propozimi, kemi pasur vetëm një takim. Kam pritur intensitet më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori i vitit të kaluar”,ka thënë kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti: Serbia e shkeli vetë marrëveshjen ku është edhe pika e Asociacionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka shkelë Marrëveshjen e Brukselit ku është edhe pika e Asociacionit kur iu dërgoi letra vendeve anëtare të BE-së pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim.
“Presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të BE-së, sidomos pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës në BE. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 ku thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet europiane. Pra marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për Asociacionin e ku është edhe pika e 14-të, është shkelë tashmë nga Beogradi prej momentit kur i kanë dërguar letra vendeve të BE-së”.
Kurti tha se kjo marrëveshje u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, por s’është ratifikuar në atë të Serbisë, duke shtuar se “s’ka bazë ku thirren ata sepse mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë që e ka shkelë në pikën e 14-të.”
“Kosova, jo vetëm që është shtet i pavarur, por është aq shumë shtet i pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Besoj që nervoza në Beograd vjen pikërisht nga kjo pavarësie e dyfishtë e Kosovës. Të pavarur si Republikë, por të pavarur edhe nga mosnjohja e Serbia”.
Kurti flet për koeficientin e pagave: S’po mbahet fshehtë, po përllogaritet
Kryeministri Albin Kurti u pyet edhe sot se pse s’po bëhet publik koeficienti për pagat.
Para gazetarëve, Kurti tha se ai është ende duke u përllogaritur, derisa tha se kjo do të bëhet brenda muajit.
“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithëmbarshëm është se 745 mln euro”.
Kurti: Arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur, pasi beson në fuqinë e BE-së dhe ShBA-së për të bërë trysni ndaj palës serbe në arritjen e marrëveshjes finale.
Kurti, në konferencë për medie, tha se roli i ShBA-së në dialog është i madh, derisa edhe përsëriti qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden për dialogun.
"Kosova dhe Serbia kanë nevojë për nje marrëveshke finalë e cila bënë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër", tha ai.
Sa i përket pretendimeve për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, Kurti u shpreh se deri me tani asnjë prej tyre nuk është vërtetuar nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.
"Mua më duken që më shumë janë përpjekje të Beogradit që të tregohen të suksesshëm në arenën diplomatike. Deri më sot asnjë prej pretendimeve për çnjohje nuk është vërtetur nga shërbimi i jashtëm", shtoi ai.