Haradinaj reagon pas plagosjes së të rinjve në Shtërpcë, ka një apel për serbët lokalë

Aktuale

Haradinaj reagon pas plagosjes së të rinjve në Shtërpcë, ka një apel për serbët lokalë

Nga: H.O. Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:34
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit ndaj dy të rinjve në Shtërpcë. Haradinaj e ka quajtur si akt të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Ai shkruan në Facebook se bën apel tek organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe per motivet e saj.

Postimi i plotë:

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe per motivet e saj.

Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t'i japin konotacion politik! T'i japim kohë drejtësisë që t'i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat