Presidentja Osmani reagon lidhur me plagosjen në Shtërpcë

Aktuale

Presidentja Osmani reagon lidhur me plagosjen në Shtërpcë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 20:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Deklaratë e Presidentes Osmani lidhur me plagosjen në Shtërpcë.

Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë.

 Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

 Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat