Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve servë në Shtërpcë.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se ky është një lajm i keq për Kosovën.
Krasniiq tha se ku është një provokim nga Serbia, derisa duartrokiti arrestimin e personit të dyshuar për sulm, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Plagosja e dy të rinjve serb në Shtërpcë, në prag të Krishtlindjeve serbe, është një lajm i keq për Kosovën. Serbia do ta përdorë ngjarjen kundër shtetit tonë. Efikasiteti i policisë në arrestimin e personit të dyshuar për sulm, është për t’u duartrokitur. Mund të jemi para provokimeve të reja, tash në brendësi të vendit. Ne qytetarët duhet të jemi syçelë dhe të shmangim çdo provokim. Politika e Serbisë ushqehet nga incidentet. Serbisë nuk i konvenon stabiliteti. As integrimi i serbëve.