Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se e dënon sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë.
Ai ka shtuar se mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.
“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë.
Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.”, ka shkruar Rode në Tweet.