Ramiz Kelmendi: Konsumatori është ai që sanksionon, i mban në mend kush i ka rritur çmimet në kohë krize

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Konsumatori është ai që sanksionon, i mban në mend kush i ka rritur çmimet në kohë krize

Më: 6 janar 2023 Në ora: 23:45
Biznesmeni Ramiz Kelmendi

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve, sidomos tani në festat e fundvitit.

Kelmendi në emisonin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se konsumatori është ai që sanksionon bizneset, pra e mban në mend kush i ka rritur çmimet në kohë të krizës.

Ai shtoi se shitja në vlerë është rritur, ndërsa është zvogluar në sasi.

“Konsumatori është ai që sanksionon dhe e mban mend kush është ai që i ka rritur cmimet në kohë të krizës. Si duket shitja në vlerë është rritë, por është zvoglu në sasi”, tha Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat