Plagosja në Shtërpcë, reagon Bashkimi Evropian

Aktuale

Plagosja në Shtërpcë, reagon Bashkimi Evropian

Më: 7 janar 2023 Në ora: 07:51
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon ashpër plagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë gjatë pasdites së të premtes.

Stano ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend.

Ai ka uruar shërim sa më të shpejtë për dy të plagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri një burrë i ri.

“BE dënon fuqishëm plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset.

I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat