Plagosja në Shtërpcë, Jevtiq thërret protestë: Kurti hapi “gjueti” për serbët me politikë urrejtjeje ndaj tyre

Aktuale

Plagosja në Shtërpcë, Jevtiq thërret protestë: Kurti hapi “gjueti” për serbët me politikë urrejtjeje ndaj tyre

Nga: N.E. Më: 7 janar 2023 Në ora: 08:55
Kryetari i komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i lartë i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq

Kryetari i komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i lartë i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka paralajmëruar protestë sot pas plagosjes së fëmijëve në këtë komunë.

Protesta është caktuar për të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë kur kundërshtarët e veprimeve të autoriteteve serbe dhe Listës Serbe në veri kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre në Mitrovicë.

“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Milloshin, gjithçka që na ka ndodhur së fundmi, nuk ka përfunduar. I hoqëm bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne. Të dielën, më 8 janar, në ditën e dytë të Krishtlindjeve, mblidhemi në Shtërpac para Shtëpisë së Kulturës, në orën 12:00. Në mënyrë unike dhe së bashku, do të dërgojmë mesazhin se na ka ngopur terrori dhe urrejtja, se duam vetëm paqen dhe të jemi në rrugën tonë! Paqja e Zotit, Krishti lindi!”, tha sonte Jevtiq.

Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Azem Kurtaj, djali i dëshmorit Danush Kurtaj dyshohet se rreth orës 15:20 ka shtënë me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçari si të dyshuar për plagosjen në Shtërpcë.

Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve, me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat