Ish- negociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas kthimit të përgjigjes së NATO-s për Serbinë dhe vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë.
Sipas Tahirit, Serbisë, nuk i ka pëlqyer përgjigjja, sepse do të ngutej ta bënte publike.
“Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigjja e KFOR-it!përndryshe do të ngutej ta bëj publike”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, KFOR ka konfirmuar sot se i janë përgjigjur Serbisë për kërkesën e saj, por nuk kanë dhënë detaje.
“Mund të konfirmojmë se komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, thuhet në përgjigje.
“KFOR mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara”, vazhdon përgjigja.