Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar sulmin e në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy persona.
Ai përmes një postimi në Facebook, ‘goditi’ Baton Haxhiun dhe deklaratat e tij.
Sipas Rambajës, po bëhet një luftë hibride serbo-ruse kundër Kosovës, me që rast po bëhet miti i viktimizimi i serbëve,
“Në publik ky lloj i species që ushqen këtë mit, ndër ne quhen manipulues, prandaj spin doktorët quhen gënjeshtarë.
Ndërkaq dhënia e hapësirës televizive gënjeshtarëve, spin doktorëve sui generis, siç është BH, është një lloj bashkëveprimi në krim.
A po paralajmërohet skenari i ri i kësaj lufte hibride, që duhet t'i ngjajë ndeshtrashave të pranverës së vitit 2004, që i jep fund Republikës?”, shkroi ndër të tjera, Ramabaja, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Deklaratat e Spin doktorit, që duket se i kanë parapri ngjarjes në Shtërpcë (megjithëse si akt ai mund të rezultojë që nuk ka të bëjë fare me raporte ndëretnike), po shfrytëzohet si vazhdimësi logjike e barrikadave në veri, si pjesë e luftës hibride serbo-ruse që po aplikohet kundër Republikës së Kosovës, dhanë efektin e parë.
Miti i për viktimizimin e serbëve në Kosovë është ambalazhimi më i mirë i kësaj lufte hibride.
Në publik ky lloj i species që ushqen këtë mit, ndër ne quhen manipulues, prandaj spin doktorët quhen gënjeshtarë.
Ndërkaq dhënia e hapësirës televizive gënjeshtarëve, spin doktorëve sui generis, siç është BH, është një lloj bashkëveprimi në krim.
A po paralajmrohet skenari i ri i kësaj lufte hibride, që duhet t'i ngjajë ndeshtrashave të pranverës së vitit 2004, që i jep fund Republikës?!
Vigjilencë!