Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar për plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë.
Ai përmes një postimi në Facebook, kërkon që të ndalen reagimet që janë bë deri tash në lidhje me këtë ngjarje.
Miftari ka folur edhe për shumë vrasje që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
Shihni postimin e plotë:
Fatkeqësi apo skenar serb!
Ehhhhhh sa e sa i riu shqiptar i Kosovës është plagosur, është rrahur, është nda nga kolonat e refugjatëve shqiptar, është marr me dhunë nga duart e nënave të tyre vetëm pse janë shqiptarë e janë ekzekutuar e vra nga shteti serb e besa janë zhdukur krejt, as varret, as kufomat nuk ju dihen as sot, e nuk pati një reagim të tillë si pati për plagosjën misteriozev e dy të rinjve serb që (sigurt 100% se Baba Dimrat serb kanë provokuar) pritni burra e burreca pritni pak, pritni rezultatin e hetimeve me rëndësi akteri është arrestuar menjëherë, pret gjykimin dhe të lënduarit nuk janë të plagosur rënd dhe janë në jetë.
Pritni pak e mos hani m... shumë secili ma servil e francez se tjetri se nuk është fundi i botës o leckamana!