Gjatë ditë së sotme është raportuar se katër persona janë lënduar rëndë, si pasojë e një shpërthimi të dy bomobalave të gazit në një vilë në Bogë të Rugovës në Pejë.
Burime të Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se katër të lënduarit janë dërguar atje për ndihmë mjekësore.
Ata kishin pësuar djegie të shkallës së dytë.
Ndërsa, tre nga viktimat janë transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.