Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, ka kritikuar Bashkimin e Evropian, i cili në reagimin për rastin e Shtërpcës nuk e ka përmendur reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për të arrestuar të dyshuarin.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se sjellja e policisë në këtë rast ka qenë profesionale.
“BE në reagimin për rastin në Shtërpcë do të duhet të vlerësonte edhe rezultatet e shpejta të organeve të Kosovës për të arrestuar të dyshuarin. Kjo në reagimin e BE nuk permendet fare.
Përveq kësaj, policia brenda dy ore ka lëshuar pesë njoftime për rastin, duke ofruar edhe detaje për zhvillimet në terren, krejt kjo me qëllim që mos t'i ipet mundësi keqinformimit, devijimit dhe shfrytëzimit të rastit në një formë ose tjetren. Ndryshe rasti i ndodhur, na sfidon si njerëz e si shtet, një elementë që nuk u permend është që personi/personat e përfshirë në rast do të duhet të hetoheshin edhe nëse kanë qenë pjesë e ndonjë shërbimi jo perëndimor”, ka shkruar Salihu.