Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas rastit të Shtërpcës që ndodhi dje, ku knë mbetur të plagosur dy persona.
Peci thotë se detyra e pjestarit të FSK-së është mbrojtja e qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike dhe jo ushtrim dhune apo përdorimi i armëve.
Ai kërkon ‘dënim mëritor për kriminelin që ka bartuar uniformën e pameritur të FSK-së’.
Postimi i plotë:
Detyre e pjestarit te FSK-se eshte mbrojtja e qytetareve te Kosoves pa mare parasysh perkatesine etnike, gjinore apo religjioze, dhe jo ushtrimi i dhunes, e aq me pak perdorja e armeve ndaj tyre!
Plagosja i nje femije dhe nje te riu te komunitetit serb nga nje pjestar i FSK-se, perpos qe eshte krim i ndyre, eshte edhe baltosje e uniformes se FSK-se.
Sherim te shpejte te plagosurve dhe denim meritor i kriminelit qe ka bartur uniformen e pamerituar te FSK-se.