Mjeku i Spitalit të Pejës vdes në vendin e punës – prokuroria nis hetimet

Aktuale

Mjeku i Spitalit të Pejës vdes në vendin e punës – prokuroria nis hetimet

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka vdekur në vendin e tij të punës këtë të shtunë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, duke bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës te kontrollohen te gjitha pamjet e kamerave te sigurisë. Kaq mund te ju informoje për këtë rast”, ka deklaruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat