Presindeti serb Aleksanëdr Vuçiq ka kërkuar nga KFOR-i kthmin e ushtarëve serbë në Kosovë.
Derisa KFOR-i tha Zërit të Amerikës se përgjigja është dorëzuar por “nuk hyjmë në hollësitë e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet syçelë dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja”, thuhet në përgjigje.
Juristi Blerim Burjani ka thënë se kthimi i ushtarëve serbë në Kosovë, do të thotë luftë, e që Kosova nuk ka nevojë për ushtarë sepse e ka ushtrinë, policinë dhe po ashtu është KFOR-i.
“Kthimi i ushtarëve serb në Kosovë do të thotë luftë, NATO nuk ka nevojë për asnjë ndihmë, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të ketë ushtri tjetër përveç KFOR, FSK dhe Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.