Përfundon protesta në veri kundër Listës Serbe dhe Vuçiqit
Ka përfunduar protesta në veri të Mitovicës, protestë e cila ishte thirrur për të kundërshtuar politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.
Protestuesve iu drejtua një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq i cili tha se gjatë barrikadave të gjithë besonin se Vuçiq donte të qëndronte prapa serbëve dhe t’i mbështeste ata, por ai gjithashtu tha se kjo nuk ndodhi.
Ai thotë se qytetarët u mblodhën sot për t’u thënë të gjithëve se nuk do ta durojnë terrorin e Kurtit.
Protesta u organizua pranë selisë së Listës Serbe, ndërsa udhëheqësit e Listës Serbe janë parë duke protestuar në Shtërpcë.
Serbët protestojnë kundër Vuçiqit e Listës Serbe në veri, EULEX-i monitoron situatën
Qytetarët serbë janë mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe partisë serbe në Kosovë, Listës Serbe.
Ndryshe nga protesta në Shtërpcë që po mbahet aktualisht në këtë pjesë të vendit, situatën nuk po e monitoron Policia e Kosovës por EULEX-i.
Serbët protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe: S’e duam Asociacionin tuaj
Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.
Ata e akuzojnë Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.
Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”.
Media raporton se në fillim të protestës u dëgjuan këngë nacionaliste serbe.
Ivan Miletiq, një nga organizatorët e protestës, e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.
Mblidhen serbët në veri, protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe
Serbët në veri të Mitrovicës kanë filluar të mblidhen që të protestojnë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.
Protesta është paraparë të nis në ora12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.
I njëjti organizim ishte paralajmëruar se do të mbahej të hënën.
Por, organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë.