Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së, që dyshohet se plagosi dy serbë në Shtërpcë

Aktuale

Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së, që dyshohet se plagosi dy serbë në Shtërpcë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 09:04 Përditësuar në ora: 14:47 më 08.01.2023
Azem Kurtaj

Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së, që dyshohet se plagosi dy serbë në Shtërpcë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj për Azem Kurtaj, i cili dyshohet se për tri vepra penale “Vrasje në tentatië”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28; përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 1; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se “i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshatë të Komunës së Shtërpcës, me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetar në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasoj e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin në Graçanicë”.

Komunikata e plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., i dyshuar për tri vepra penale

Ferizaj, 8 janar 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28; përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 1; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshatë të Komunës së Shtërpcës, me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetar në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasoj e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin në Graçanicë.

Gjithashtu, në kohë dhe vende të përshkruar si më lartë i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka përdorur armë me leje, në atë mënyrë përderisa ka qenë në veturën e tij, ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve M.S. dhe S.S., e që si pasoj e goditjeve të njëjtit pësojnë lëndime trupore, me ç` rast me rastin e kontrollit të kryer nga ana e Policisë së Kosovës, arma së bashku me dy karikator dhe 35 cipë fishekë i sekuestrohen.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 6 janar 2023 në Komunën e Shtërpcës, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madhe për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij në pamundësi që të kyqet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revole shtënë pesë herë në ajër.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Avokati i ushtarit: Veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje, ai gjuajti në vetmbrojtje me armë personale

Mbrojtja e Azem Kurtajt, Naim Ferati ka thënë se në seancën e sotme dëgjimore ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë. Ai tregon për se dy ditë më parë, ushtari i FSK-së është vetëmbrojtur dhe nuk ka drejtuar armën në drejtim të personave të plagosur. Po ashtu, Ferati thekson se Kurtaj ishte bllokuar nga turma e serbëve dhe kishin filluar ta sulmojnë, për çka ka përdorur armën e tij personale.

Pas seancës dëgjimore, avokati Naim Ferati thotë se ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për të cilat është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ferati: Kemi kundërshtuar pretendimet e prokurorisë

“Sot është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me rastin që përfaqësoj unë të mbrojturin tim, ku Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit. Ne në cilësinë e mbrojtjes kemi kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për arsyeje se janë të pabazuara për të vërtetuar gjendjen faktike dhe faktin që i mbrojturi im ka kryer veprën penale për të cilën pretendon Prokurori i Shtetit”, tregon ai.

Më tej, ai tregon se çfarë ndodhi të premten në mbrëmje, ku Kurtaj kishte plagosur dy të rinj serbë.

Ferati: Të gjitha veprimet janë kryer në vetëmbrojtje

“Vepra apo rasti, ngjarja ka ndodhur në rrethana të vetëmbrojtjes, ku i njëjti duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas është bllokuar nga një turmë e njerëzve ku nga të njëjtit edhe ka filluar sulmi i papritur dhe në mbrojtje të nevojshme është detyruar për të shmangur sulmin dhe për t’u liruar nga ajo hapësirë ku ishte dhe shtin me armë në drejtim të tokës, por asnjëherë nuk është drejtuar arma në drejtim të personave. Dhe gjitha veprimet që janë kryer, janë në vetëmbrojtje, nuk ka asnjë element tjetër që është pretenduar deri më tash”, deklaron mbrojtja e pjesëtarit të FSK-së.

Po ashtu, ai bën të ditur se Kurtaj, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka shtënë me armë personale.

Ferati: Me armë personale të cilën e kishte me vete në posedim

“Me armë personale të cilën e kishte me vete në posedim, nuk kishte asnjë motiv as etnik, as motiv për kryerjen e veprës penale, por kjo ishte një ngjarje e rastit që ndodhi aty për aty me qëllim që të vetëmbrohet... Tash pritet brenda ditës që të merret vendimi, bëhet publik përmes uebfaqes së gjykatës”, përfundon ai. 

Përfundon seanca ndaj Azem Kurtajt, pas pak merret vendimi

Avokati i ushtarit të FSK-së, Azem Kurtajt, Naim Ferati, ka treguar për ngjarjen ku klienti i tij, dy ditë më parë dyshohet se plagosi dy qytetarë serbë në Shtërpcë.

Kurtaj theksoi se i mbrojturi i tij ishte duke udhëtuar për në Brezovicë, ku është ndalur dhe sulmuar nga një turmë e njerëzve që kishin qenë duke festuar.

Avokati shpjegoi se Kurtaj fillimisht kishte gjuajtur në ajër, por që turma nuk ishte zmbrapsur.

“Të premten pasdite i mbrojturi im së bashku me mikun e tij ishin duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas gjatë rrugës në një vend të caktuar, bllokohen nga një turmë e njerëzve, të cilët po festonin dhe në befasi sulmohen me mjete”, tha Ferati.

Ferati potencoi se Kurtaj është detyruar të gjuajë edhe njëherë drejt tokës, dhe në ato momente është larguar nga vendi, pas qenë sipas tij, i informuar se dikush mund të jetë lënduar.

“Në bazë të rrezikut, i njëjti ka provuar të largohet, ka qenë i bllokuar nga turma vetura e tij, në vetëmbrojtje me qëllim të spostimit apo të largimit të rrezikut, ka shkrepur një herë me armën e tij që e kishte në posedim, armën e tij personale. Ka shkrepur një herë njëherë në ajër, që të largohet masa. Për shkak të rrethanave dhe të sulmit që ka pësuar në ato momente, i njëjti është detyruar që të shkrepë edhe njëherë në drejtim të tokës, këtë rast drejt asfaltit, dhe në ato momente ka arritur të largohet nga vendi, pa qenë i informuar se dikush mund të jetë i lënduar. Ka shkuar në Prevallë, dhe nga rrjetet sociale ka kuptuar se dikush mund të jetë lënduar”, ka vazhduar ai.

Sot, është mbajtur seanca dëgjimore, ku pritet që Gjykata të dalë me një komunikatë në lidhje me vendimin e tij.

Plagosja në Shtërpcë, pas pak nis seanca ndaj Azem Kurtajt

Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Azem Kurtajt, të dyshuarit të plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Sipas pamjeve avokati Naim Ferati, ka arritur bashkë me familjarët e Kurtajt në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku edhe do të mbahet seanca gjyqësore.

Ne do t’iu mbajmë të informuar mbi rastin.

Gjykata sot do të marr vendimin për Azem Kurtajn

Në ora 10:00 pritet të merret vendimi në Gjykatën e Ferizajt për kaçanikasin, Azem Kurtaj.

Pjesëtari i FSK-së është arrestuar me dyshimin për plagosjen e dy të rinjve të nacionaliteti serb.

Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat