Çitaku befasohet me kërkesën e Sveçlës ndaj Gjermanisë për pasaporta: As luftë e as pandemi nuk ka

Aktuale

Çitaku befasohet me kërkesën e Sveçlës ndaj Gjermanisë për pasaporta: As luftë e as pandemi nuk ka

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:49
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka kërkuar nga Gjermania që t’i lejojë kosovarët që të kalojnë me pasaporta me afat të skaduar. 

Çitaku është shprehur e habitur me deklaratën e tij teksa ka thënë se ka dëshirë që të mos jetë e vërtetë.

Ajo ka shkruar në Facebook ka thënë se Qeveria duhet të ofrojë shërbime dhe jo të bëjë këso kërkesa pasi nuk është “gjendje e jashtëzakonshme”.

“Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.”, ka shkruar ajo. 

“Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjjermani, me pasaporta të skaduara. Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka. Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, Sveçla ka kërkuar që këto masa të vlejnë deri në muajin qershor 2023, ose më herët nëse zgjidhet çështja e mungesës së materialit për dokumente identifikuese.

'Për shkak të kësaj një numër i qytetarëve kosovarë nuk mund të pajisen me pasaporta të reja ose t’i rinovojnë ato me afat të skaduar', thuhet në kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat