Profesori Binak Maxharraj ka i ka reaguar ashpër kryetari të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit.
Tahiri në një deklaratë ka thënë se ku ka prekl qeveria Kurti ka prodhuar kriza.
Për këtë Maxharraj ka thënë se edhe qeveria e Haradinaj ku ka prekë ka përfunduar me vjedhje dhe hajni.
“Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se:
"Ku ka prekë qeveria aktuale, ka prodhuar kriza"?!
Por shefi grupit parlamentar te AAK ka harruar të thotë edhe se:
"Ku ka prekë qeveria e AAK ka përfunduar me vjedhje e hajni", thotë ai.
Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë përfunduar me vjedhje, keqpërdorime e korrupsion.
Pra, cila qeveri na qenka më e rrezikshme për vendin ajo e cila po tenton t’i ndreq keqpërdorimet e qeverive të kaluara dhe po hasë në kriza, apo qeveritë e kaluar që kanë përfunduar me vjedhje, hajni, keqpërdorime dhe korrupsion”, përfundoi ai.