Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë, do të mbyllet për qarkullim.
Kjo pasi do të mbahet protesta e paralajmëruar nga serbët atje.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
MBYLLJA E RRUGËS SHTËRPCË -PREVALL
Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.
Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.
Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë.