Policia konfirmon se ka përfunduar protesta e serbëve në Shtërpcë, s’pati incidente
Policia e Kosovës ka konfirmuar se protesta e serbëve në Shtërpcë, pas plagosjes së dy të rinjve, ka përfunduar pa incidente.
Përpos kësaj, njoftohet se edhe rruga për qarkullim të automjeteve, është liruar.
“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë, mijëra njerëz u mblodhën sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes së Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar nga një ushtar i FSK-së në rrethana ende të pasqaruara.
Qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!”.
Me një këngë nacionaliste në sfond, serbët protestojnë në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve
Në Shtërpcë, komunën e vogël afër Ferizajt, të banuar me shumicë serbe, janë mbledhur një numër i tyre për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë të premtën.
Protestën e parlajmëroi zyrtari i Listës Serbe, kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq.
Ndërsa serbët u mblodhën para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, një këngë e zakonshme nacionaliste serbe po e përcjell protestën.
Krerët e instutucioneve vendore dhe diplomatët ndërkombëtarë e dënuan aktin e plagosjes së dy të rinjve serbë (11 dhe 21 vjeç). Por kjo s’i ka mjaftuar presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq, i cili në një paraqitje televizive sot i ka përshkruar ndërkombëtarët si kundërshtarë të serbëve. Kjo, pasi që ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dje në një deklaratë falënderoi autoritetet e Kosovës që e kapën shpejt të dyshuarin. I dyshuari është pjesëtar i FSK-së.
Rakiq lajmërohet nga protesta në Shtërpcë: Terrori i regjimit diktatorial të Kurtit vazhdon
Kryetari i Listës Serbe dhe ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, në protestën e sotme në Shtërpcë ka përmendur kryeministrin Albin Kurti, duke e fajësuar për situatën atje.
Rakiq para protestuesve, ka thënë se “i bashkuar plagët heroike të Stefanit e Milloshit”, dy të plagosurve.
“Na kanë bashkuar plagët heroike të Stefanit dhe Milloshit nga Shtrpaci, por edhe Stefanit nga Kllokoti. Terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit vazhdon. Kurti luan aq fort duke menduar sa serbët i hoqën barrikadat sepse kanë frikë.” – tha ai.
Rakiq, tutje, siç raporton Kosovo Online, ka thënë se lufta e Serbisë është në “rrugë paqësore”, dhe për këtë, e kanë mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Lufta jonë në rrugë paqësore dhe demokratike është mënyra për të luftuar kundër Kurtit. Për këtë kemi mbështetjen e Aleksandër Vuçiqit.” - tha Rakiq.
Ndërkohë, mijëra njerëz duket se janë mbledhur sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes së Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar nga një ushtar i FSK-së në rrethana ende të pasqaruara.
Qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!”.
Serbët gjatë protestës në Shtërpcë: ‘Albin Kurti, fëmijët nuk ua falim!’
Qytetarë serbë sot kanë protestuar në Shtërpcë, kjo pasi ushtari i FSK-së, Azem Kurtaj, dyshohet për plagosjen e një fëmije dhe të rrituri të këtij komuniteti, të premten.
Në protestë thuhet të kenë marrë pjesë edhe serbë nga zona të tjera të Kosovës. Në disa prej pankartave shkruante “Albin Kurti, fëmijët nuk ua falim!”, si dhe “Evropë, çfarë faji kanë fëmijët tanë!”.
Aty shihen se kanë dalë edhe forca të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, shkruan Kosovonline.
Para se të fillonte protesta, Policia e Kosovës ka bërë të ditur rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, nga ora 11:30, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.