“Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë”

Aktuale

“Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë”

Nga: A.SH Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:51
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se shëndeti i qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm nga paaftësia e qeverisë.

Sipas tij, keq edhe pa ministër por keq edhe me ministër të shëndestësisë.

Postimi në Facebook:

Keq pa ministër edhe më keq me ministër të shëndetësisë.

Shëndeti i qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm nga paaftësia menaxheriale e kësaj Qeveri.

Kjo Qeveri nuk ka të ndalur në degradimin e sektorit më jetik - sektorit të shëndetësisë. Degradimin e shëndetësisë e ka shndërruar në normalitet.

Barnat mungojnë pothuajse në të gjitha klinikat, gjersa 1.3 milion euro të destinuara për blerje të barnave shkojnë në suficit. Mungojnë barnat më elementare e deri te ato që do të duhej të siguroheshin për pacientët me sëmundje të kancerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat