Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë, trupi i pajetë transportohet me helikopter

Aktuale

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë, trupi i pajetë transportohet me helikopter

Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i tha medias se disa pjesëtarë të KFOR-it e ndërprenë reanimimin për shkak se ai s’pati shenja jete.

Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete”, tha Veseli.

Trupi i pajetë i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it, njofton zëdhënësi.

Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, shtoi Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat