U ngatërrua me një tjetër person, krejt çka dihet për arrestimin e qytetarit nga Kosova në Serbi

Aktuale

U ngatërrua me një tjetër person, krejt çka dihet për arrestimin e qytetarit nga Kosova në Serbi

Më: 9 janar 2023 Në ora: 07:21
Tefik Sejdiu

Një qytetar i Kosovës me emrin Tefik Sejdiu është arrestuar të dielen në Serbi, gjersa ishte duke pritur në pikë kalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, por i njëjti është liruar pasi autoritetet serbe e kishin ngatërruar 25-vjeçarin me një person tjetër.

Familjarët e Sejdiut kanë thënë se ai u lirua pasi dha deklaratë dhe u vërtetua se nuk ishte personi që kërkohej nga policia serbe.

Gjatë ditës një qytetar me emrin, Blerton Ademi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se bëhet fjalë për një person të quajtur Tefik Sejdiu, që siç njoftoi ai, është arrestuar nga agjentë të policisë serbe në kufirin Serbi – Hungari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat