Ky është aderimi i fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Aktuale

Ky është aderimi i fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:42
Lumir Abdixhiku

Shqipe Pantina ish deputete e Kuvendit të Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme t`i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e kanë thënë burime nga partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

“Po Shqipe Pantina do të jetë shpejt pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ky burim pa saktësuar nëse sot gjatë ditës ose nesër do të bëhet prezantimi i saj si pruarja më e re në LDK.

Gazeta ka provuar të flas me Patinën por ajo ka qenë e pa qasshme.

Shqipe Pantina kohëve të fundit është paraqitur në disa TV vendase si analiste politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat