MPJ e Kosovës e dënon sulmin ndaj autobusit në Serbi, ka disa fjalë për Vuçiqin

Aktuale

MPJ e Kosovës e dënon sulmin ndaj autobusit në Serbi, ka disa fjalë për Vuçiqin

Më: 9 janar 2023 Në ora: 13:56
Liza Gashi

Zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Liza Gashi ka reaguar ndaj sulmit me gurë ndaj një autobusi me udhëtarë nga Kosova në territorin e Serbisë.

Ajo ka thënë se “fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe Kosova i dënon këto veprime që janë të bazuara mbi baza etnike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe diasporës”.

“Është e qartë që regjimi i Vuçiqit dhe predikimi i tij për aggression ndaj shqiptarëve të Kosovës po gjen hapësirë për përshkallëzim edhe më të madh” ka thënë ajo.

Një ditë më herët u raportua se një autobus nga Kosova me udhëtarë në Serbi ishte sulmuar me gurë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat