Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, e cila vijon të mbetet e tensionuar.
Sipas Tahirit veriu është territor i Kosovës dhe nuk ka asnjë diskutim. Ai tha se pavarësisht retorikës së përdorur në Beograd asgjë nuk ndryshon.
“Veriu i Kosovës është Kosovë. Territori i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht. Retorika që vjen nga disa eksponentë politikë, është retorikë e shkruar në Beograd. Shihet shumë qartë edhe përmes porosive dhe veprimeve politike që ka marrë. Ne jemi një vend që duhet të pranojmë sfidën”, tha Tahiri në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abcnews.
Ndërkohë ish-zv.kryeminsitri theksoi ai nuk pret zbutje të retorikës nga ana e Serbisë dhe e Vuçiçi, pasi gjuha e tyre ka qenë gjithmonë armiqësore.
Por sipas tij është momenti që Kosova të shfrytëzojë momentin dhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve për të arritur marrëveshjen.
“Unë nuk pres një retorikë tjetër nga Vuçiç pasi politika e tij armiqësore vazhdon prej një dekade. Por duhet të shfrytëzojmë momentin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Tahiri.