Ish-komandanti i FSK-së: Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës

Aktuale

Ish-komandanti i FSK-së: Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës

Më: 9 janar 2023 Në ora: 18:54
Foto Ilustrim

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës me veprimet që i bënë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Beogradi është destabilizim për Ballkanin Perëndimor.

“Zhvillimet e fundit edhe të më hershme të Serbisë, zhvillime agresive me ushtri, ngritjen e gatishmërisë luftarake, lëvizjen e tyre drejtë kufijve me Kosovën, pastaj barrikadat apo bllokim i veriut të Kosovës për më shumë se dy javë”.

“Të gjitha këto zhvillime në Kosovë dhe rreth Kosovës dëshmojnë se Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës, dhe mbajtjen e kësaj pjesë të Republikës së Kosovës nën tensione të larta”ka thënë Kastrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat