Lajçak reagon pas takimit me Escobarin dhe Geoana: Bashkëpunimi BE-SHBA-NATO për avancimin e dialgut Kosovë-Serbi
I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit me zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mircea Geoana dhe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me DSG-në e NATO-s@Mircea_Geoana dhe DAS Escobar sot. Diskutuam zhvillimet e fundit në Dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht @NATO Ambasadorët“, ka shkruar ai në Twitter.
Had a useful and timely meeting with NATO DSG @Mircea_Geoana and 🇺🇸 DAS Escobar today. We discussed the recent developments in the Dialogue, incl in north Kosovo, EU-US-NATO cooperation, and the way ahead. Grateful for the opportunity to also jointly address @NATO Ambassadors. pic.twitter.com/ZKds8hqHuD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 9, 2023