Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD), Ehat Miftaraj, e ka komentuar deklaratën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, se nuk ka dyshim që ushtari i FSK-së, A.K., kishte tentuar t’i vriste dy të rinjtë serbë në Shtërpcë të premten.
Sipas Miftarajt, se shteti nuk guxon as me liru e as me dënu askënd veç pse një ministër, një politikan e gjykon një rast penal sipas tekeve apo dëshirave të tij.
“Një politikan, një ministër sot e paska marr rolin e policit, prokurorit dhe gjykatësit dhe e paska gjykuar një cështje gjyqësore për të cilën ende nuk është ngritur as aktakuzë.
Ushtrimi i ndikimit të politikës në drejtësi, brina s’ka. Shteti nuk guxon as me liru e as me dënu askënd veç pse nje minister, nje politikan e gjykon nje rast penal sipas tekeve apo dëshirave të tij”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se shteti ligjor kërkon që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm, dhe pa nderhyrje të papërshtatshme nga jashtë në procesin e hetimeve apo gjykimit.
“Tallava shtet!”, ka përfunduar Miftaraj raportin e tij.