Tre kirurgë në Vushtrri duke u hetuar për korrupsion, reagon MSh
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed”, së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një reagimi thekson se së bashku ShSKUK, janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë.
Njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.