Vlora Çitaku vjen me një parashikim: Kurti nuk e mban në detyrë Martin Berishajn pa ndonjë zor të madh!

Aktuale

Vlora Çitaku vjen me një parashikim: Kurti nuk e mban në detyrë Martin Berishajn pa ndonjë zor të madh!

Më: 9 janar 2023 Në ora: 23:00
Vlora Çitaku

Mediat sllovene kanë raportuar  për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd, “GEN”.

Për këtë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurit “pa një zor të madh” nuk e mban Berishajn në detyrë.

“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene”.

“Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat