Fatos Geci, nipi i Gani Gacit, ka komentuar ish-figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë bërë bashkë sonte në Kleçkë në një ndejë solidarizuese më ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në këtë tubim janë bërë disa prej figurave kryesore të UÇK-së si Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Zafir Berisha e të tjerë ushtarak të Ushtrisë Çlitimtare.
Geci përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar, Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës për egzistencës e tij, pasi që sipas Gecit nuk do ti lejoj t’i afrohen as te dera qeverisë.
“Sa herë i shoh komandantët-zhvatësit me çiftelia të mbledhur nëpër ODA, i them Zotit: Faleminderit që ekziston Albin Kurti i cili asnjëherë nuk ka me i leju t'i afrohen as derës së qeverisë këta analfabet fulsional. Uhhh… sa të neveritshëm të pa aftë e te gërditshëm për syrin e njeriut!”, ka shkruar ai.