Vjen reagimi nga Ridvan Berisha: Presidente ke ndërhy në rastin Pantiq, mirëupafshim në gjyq

Aktuale

Vjen reagimi nga Ridvan Berisha: Presidente ke ndërhy në rastin Pantiq, mirëupafshim në gjyq

Më: 9 janar 2023 Në ora: 23:54
Gazetari Ridvan Berisha

Gazetari Ridvan Berisha nuk është tërhequr nga deklarata e tij se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërhyrë në rastin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Për këtë deklaratë, presidenca ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berisha.

Po ashtu, Berisha ka shtruar pikëpyetje nëse “këtë veprim Osmani e ka bërë pa e informuar kryeministrin Kurti”.

“Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit”.

“Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani? Presidente, mirupafshim në gjyq”, ka shkruar Berisha në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat