Kurti: Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni dhe ka shtuar bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare. Sipas Kurtit, vitin që shkoi është shënuar përmirësim i dukshëm i imazhit të Kosovës.
Ai ka folur në hapjen e takimit me kryetarët e komunave, prej të cilëve kërkoi që buxhetin të shfrytëzojnë në mënyrë transparente.
“Këtë vit Kosova u ngrit për 17 vende në Transparency International për luftën kundër korrupsionit pra në vitin të cilin e lamë pas kemi përmirësuar dukshëm imazhin e vendit tonë dhe e kemi përmbyllur vitin me aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni si dhe në këtë mënyrë ta shtojë bashkëpunimin me organizatat e organizmat ndërkombëtarë”, tha Kurti.
Para kryetarëve të komunave, shefi i ekzekutivit ka thënë se për nivelin komunal ka rritje te buxhetit prej 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak duke shtuar se kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve.
Kurti: Shpenzimi i buxhetit nga ana e komunave të jetë transparent
“Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023 do të jetë mbi 3.2 miliardë euro dhe është buxheti më i lartë ndonjëherë në Kosovën e pavarur. Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies së tyre, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë dhe kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik. Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se qeveria dhe niveli komunal duhet të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të zhvillojnë ekonominë e komunave përmes ekzekutimit të mirëfilltë të buxhetit 2023.
Ai ka shtuar se qeveria synon të ketë afër qytetarëve edhe duke qenë afër komunave për çka ka theksuar se nevojitet intensifikim i bashkëpunimit mes institucioneve.
Mbyllet për medie takimi i Kurtit me kryetarët e komunave
Takimi i kryeministrit, Albin Kurti, me kryetarët e komunave është mbyllur për medie.
Pas fjalës së Kurtit takimi është mbyllur për medie për t’i lënë vend diskutimit të kryetarëve me qeveritarë.
Pjesë e këtij takimi janë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kryeministri Kurti, gjatë fjalës së tij, kërkoi nga kryetarët e komunave që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.
“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti.
Takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, të pranishëm edhe tre ministra
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave i ka mbledhur në takim kryetarët e komunave.
Në takim kanë marr pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kurti u kërkon kryetarëve të komunave të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në takim me kryetarët e komunave u ka kërkuar atyre që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.
“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”.
Kurti, mes tjerash, deklaroi se është i hapur dhe i gatshëm që të jetë afër gjithë kryetarëve për të mirën ekonomike, sociale dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
“Jam shumë i interesuar që në takim të tilla të kemi në agjendë çështje që prekin mirëqenien e qytetarëve, por kemi sfida. Me buxhetin duhet të lehtësojmë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve e për këtë duhet të punojmë bashkërisht. Si kryeministër i Kosovës jam i gatshëm dhe i hapur të jem afër jush me bashkëpunëtorët e mi por edhe me gjithë kabinetin qeveritarë për tu angazhuar për progresin ekonomik, social të Republikës”, u shpreh Kurti.
Tutje, kreu i ekzekutivit u kërkoi kryetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe transparent me shpenzimin e buxhetit komunal.
“Duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarit. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin. Do të kemi rast të diskutojmë gjatë takimit, por edhe ju si komuna duhet ta shihni mundësinë se si mund të ndihmoni më tej në planin afatgjatë”, tha Kurti.
Kurti takohet me kryetarët e komunave
Kryeministri Albin Kurti sot mban takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Në takim marrin pjesë dhe ministrat Hekuran Murati, Artane Rizvanolli e Elbert Krasniqi.