Basha kritikon opozitën: Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp

Aktuale

Basha kritikon opozitën: Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:16
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka kritikuar opozitën se nuk po është e gjallë në reagime edhe ndaj Serbisë dhe veprimeve të autoriteteve atje.

Basha i VV-së në një shkrim në Facebook ka hedhur dyshime se opozita nuk reagon ndaj paradës në Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, ku të pranishëm ishin edhe djali i Vuçiqit dhe djali i Ratko Mladiqit.

Sipas tij, opozita nuk reagon për këto gjëra, por siç shkruan ai “Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp”.

“A reagoi opozita për paradën e turpit në Republika Srpska ku Dacici, djali Vuciqit dhe djali i kriminelit Ratko Mladic e glorifikuan gjenocidin e kryer dhe nderuan Putinin me medale? Se Albini thonjtë m’i pre keq, dalin me konferencë për shtyp! Ma gjallë, ma gjallë!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat