AAK kërkon heqjen e një kushti për pensionistët, thotë se gjen mbështetje edhe nga Kushtetuesja

Aktuale

AAK kërkon heqjen e një kushti për pensionistët, thotë se gjen mbështetje edhe nga Kushtetuesja

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:28
Deputeti Shemsedin Dreshaj- Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me skemën pensionale, duke thënë se po ndodhin padrejtësi ndaj pensionistëve.

Deputeti Shemsedin Dreshaj tha se është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare.

Ai tha se kërkesa e Aleancës është që të largohet ky kushtëzim, për të cilin tha se është i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta.

“Është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999 dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm. Njëkohësisht, kërkojmë që të respektohet periudha kohore maksimalisht prej 6 muaj e shprehur në këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhënë Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”, tha Dreshaj para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat