Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas publikimit të një hulumtimi të mediave sllovene lidhur me skandalin e të Ambasadorit Martin Berishaj.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se këto fakte të reja e vërtetojnë lidhjen e Kryeministrit Kurti me skandalin energjetik të Ambasadorit Berishaj.
“Përmasat e skandalit të Ambasadorit Martin Berishaj me mafinë energjetike, tashmë kanë marrë rrugë dhe po shkojnë në një drejtim të vetëm – zyrën e Kryeministrit Albin Kurti. Përkundër se ky skandal, tash nuk është më vetëm çështje përgjegjësie juridike e penale por edhe degradim i shtetit të Kosovës, Martin Berishaj vazhdon të shërbej si ambasador”, shkruan ai.