Profesori Enver Bytyçi dhe redaktori Lirim Mehmetaj të ftuar në emisionin “Breaking news” kanë diskutuar në lidhje me tensionet në Kosovë.
Bytyçi dhe Mehmetaj diskutuan për sulmin në Shtëprcë dhe barrikadat e vendosura së fundi në veri të cilat më pas edhe u larguan dhe tensionet që u krijuan në këtë pjesë të vendit.
Profesor Bytyçi fajësoi Serbinë dhe Vuçiqin për tensionet e shkaktuara në Kosovë.
“Sa kohë që Vuçiqi do të lejohet të ndërhyjë, të mnaipulojë, të ngrehë barriakda dhe të qëllojë mbi Policinë e Kosovë, aq kohë rajoni dhe Kosova dhe rajoni do të jenë të stabilizuar”, u shpreh Bytyçi.
Ndërsa, Mehmetaj kundërshtonte mendimin e profesorit, duke vlerësuar se barrikadat janë mjet demokratik për të shprehur pakënaqësi.
Byttyci e kundërshtoi fuqishëm atë duke thënë se nuk është barrikada rruga e zhvillimit dhe prosperitetit, ai tha se është e turpshme se si kolegu më televizion i shprehet kështu, është e turpshme ta mbrojmë zëdhënësin e Millosheviçit!
Pas kësaj, Bytçi dhe Mehmetaj u përplasën me njëri tjetrin, ku profesori edhe u detyrua të shkëputej nga kjo intervistë.
Një pjesë e debatit:
Bytyçi: Mos manipuloni ju lutem, manipulimi është defekti më i madh i yti..
Mehmetaj: S’po di çfarë po flet.
Bytyçi: Nuk ju lejoj të dezinformoni, ju po thuani që Vuçiqi nuk e destabilizon Kosovën, por Kurti me Osmanin.
Në fund, profesori e përmbylli intervistën duke deklaruar se: Nuk e dija se jam në intervistë me zëdhënësin e Vuçiqit, prandaj po shkputem!
Videon klikoni KËTU.