VV-ja publikon video, akuzon rëndë ish-pushtetarët: Politikanët që u pasuruan nga politika

Aktuale

VV-ja publikon video, akuzon rëndë ish-pushtetarët: Politikanët që u pasuruan nga politika

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:25
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar përsëri një video, duke akuzuar ish-pushtetarët.

Në videon e publikuar nga VV-ja, ish-pushtetarët akuzohen për vjedhje, zhvatje e hajni teksa sipas tyre, disa nga politikanët janë pasuruar nga politika.

VV-ja thotë se tash ka shtet sepse s’ka banda, teksa shton se kjo parti po zhvillon vendin sepse sipas tyre, nuk ka vjedhje të shtetit.

“Çka ka çka s’ka këto 2 vite?
Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.
Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.

Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.
Ka shtet sepse s’ka banda.
Ka zhvillim sepse s’ka hajni.
Ka vizion sepse s’ka mësymje private.
Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.
Ka REPUBLIKË”
, shkruhet sipër videos të tyre.

Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet publikon video të tilla duke akuzuar rëndë ish-qeveritarët.

Më poshtë video e plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat